Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka dalë me pesë pyetjet e përditshme për aferën e inceneratorëve. Sipas tij, Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor, por kjo u injorua.
Sipas tij, drejtësia dhe Soros i ndajnë paratë bashkë, ndërsa shtoi se po paguhet shumë në mënyrë që afera e inceneratorëve të varroset.
Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi
Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, me të cilën kanë vjedhur 105 milion euro deri tani, dhe vijojnë çdo ditë. Jo vetëm para’ të shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë.
Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor përmes projekteve STEMA dhe Selea. Sapo u sinkronizuan ligjet, u hartuan Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve.
Këto u injoruan dhe u vrapua pas një propozimi të pakërkuar për inceneratorë.
Inceneratorët bien ndesh, qoftë me strategjinë, qoftë me planin e veprimit të financuara nga Bashkimi Europian.
Pesë pyetje të thjeshta për SPAK:
- Pse u dhunua Strategjia dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve që ishin në fuqi?
- Pse u firmos kontrata, ndonëse APP kish sqaruar se procedura ishte e kundraligjshme?
- Edi Ramën e zuri ndonjë hall i madh apo bëri ndonjë pazar po kaq të madh që firmosi kontratë në kundërshtim me ligjin?
- Pse u mashtrua sikur kompania e sapokrijuar kishte eksperiencë të madhe me incenerimin? Si qëlloka që miqtë e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt qenkan ‘nonat e incenerimit’?
- Çfarë halli apo pazari e detyruan Edi Ramën që gënjeu sikur u kryen 10 procedura brenda 1 dite?
Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuuumë të vështira për drejtësinë e Soros.
Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNE PARATË SË BASHKU.
Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?