-sidi education-spot_img
27.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del video e momentit kur u hodh aktori shqiptar me bashkëshorten, në fillim ra 28-vjeçarja

Kryesoret

Kështu shprehen mediet amerikane për Florind Belliun, 35-vjeçarin shqiptar i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Ornela Shehi vdiqën pasi ranë nga kati i gjashtë i banesës në New York.

Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi, 28 vjeçe, u gjetën në oborrin e pasmë të rrugës Cruger Ave, 2199, rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, thanë burimet policore.

Kamerat e sigurisë  kanë filmuar momentin tragjik kur Ornela  bie nga kati i gjashtë i ndërtesës para dhe disa sekonda më vonë, edhe Belli, tha burimet. Policët kanë deklaruar se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Burimet thanë se policët nuk kishin marrë kurrë raportime për dhunë në familje në lidhje me çiftin, i cili u vendos në ndërtesë me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë.

Pas tragjedisë, të afërmit e çifti u panë të ulur në trotuar duke qarë, shkruan New York Post.

Nëna e shkatërruar e Belliut u pa duke vajtuar nga dhimbjet. Ajo nuk pranoi të komentojë.

Fqinjët i thanë The Post se dyshja ishin një çift i qetë, por Belliu ishte parë i zemëruar të premten.

“I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë bashkë, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte,” tha Shadie Perkaj, bashkëshortja e rojës të pallatit.

Një punëtor ndërtimi aty pranë dëgjoi rënien e çiftit dhe vrapoi për të parë se çfarë ndodhi, kujton fqinji Frank Mussemeci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit