Një 31-vjeçar në Lezhë ka rënë në pranga, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme
Njoftim
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 31-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 31 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.









