-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U sekuestruan 1 ton kanabis, Çuçi: Do vijojmë luftën kundër narkotikëve

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit mes Policisë së Vlorës dhe Guardia di Finanzias, që çoi në sekuestrimin e rreth 1 ton kanabisi.

Çuçi ka përshëndetur operacionin ndërsa ka përgëzuar edhe oficerët shqiptarë e italianë. Ministri shprehet se do të vijojnë luftën kundër narkotikëve.

“Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë”, shkruan Çuçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit