Tragjedia që i mori jetën, vogëlushes Jonada Avdia në Himarë me 2 gusht, ka shkaktuar revolta te qytetarët.
Si rrjedhojë ata do të zhvillojnë sërish një protestë ditën e sotme, para Ministrisë së Brendshme, ku kërkojnë drejtësi për Jonadën.
Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Demonstruesit vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga Kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar. Protesta mbështetet edhe nga opozita.










