-sidi education-spot_img
25.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen emrat e ‘ekipit’ të Begajt

Kryesoret

Presidenti i Republikës së Shqipërisë po e “jetëson” punën me plotësimin e kabinetit të tij që do e shoqërojë në 5 vitet e ardhshme.

Një nga emrat e parë të stafit është ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri i cili do mbajë postin e këshilltarit ligjor të presidentit. Kabineti do të drejtohet nga Eduard Seitaj.

Seitaj ka punuar si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto

Ndërsa për sa i përket sekretarit të përgjithshëm, ky post i është besuar Florjan Kalit.

Ai e ka mbajtur këtë post më herët në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ka bashkëpunuar me Presidentin e sotëm, kur Begaj drejtonte ushtrinë shqiptare.

Valter Ibrahimi do të jetë Këshilltar Diplomatik, një zyrtar me një karrierë të gjatë që është rekrutuar në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992.

Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar i Presidenti.

Begaj ka ftuar edhe dy gazetare për të ndërtuar ekipin e tij të komunikimit. E para është Lira Çanga, e cila 10 vitet e fundit ka punuar në OSBE.

Tjetra, është Alisa Demollari, e cila ka qenë zëdhënëse e disa ministrave në shëndetësi e drejtësi, gjatë qeverisjes Rama-Meta.

Presidenca ende nuk i ka publikuar përzgjedhjet, ndërkohë që priten edhe emra të rinj.

Bajram Begaj u betua të dielën e 24 korrikut si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Kuvendi e zyrtarizoi emërimin e tij më 4 qershor si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Edhe pse mungonte pjesa më e madhe e opozitës në sallën e parlamentit, Begaj arriti të siguronte 78 vota pro – 4 kundër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit