Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar sot 148-vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarjes më të rëndësishme të shekullit XIX për historinë e shqiptarëve, e cila shënoi fillimin e organizimit politik kombëtar për mbrojtjen e trojeve dhe identitetit shqiptar.
Në këtë ditë historike, ai thekson se Lidhja e Prizrenit ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes kombëtare.
Postimi i Begajt:
148 vjet më parë, në Prizren u mbajt Lidhja e Prizrenit.
Lidhja ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare, tempull i përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve nën një shtet të vetëm.
Fryma e Lidhjes së Prizrenit mbetet një thirrje e përhershme për unitet, përgjegjësi kombëtare dhe përkushtim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë.
Shembulli, kuraja dhe mençuria e tyre mbeten frymëzim i vazhdueshëm për kombin tonë dhe do të nderohen përjetë nga ne.









