-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çmendet” moti në Itali, rrugët kthehen në lumenj – VIDEO

Kryesoret

Ndërsa pjesa më e madhe e Europës është e përfshirë nga moti i nxehtë dhe i kthjellët, e kundërta ka ndodhur këtë të martë në Itali, e cila është goditur gjatë ditës së sotme nga stuhi të forta shiu. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane zona e Camapnias është më e prekura, ku rrugët janë kthyer në lumenj, duke marrë përpara makinat dhe çdo gjë tjetër.

Një stuhi e fortë goditi Irpininë, duke shkaktuar një përmbytje të shpejtë në qytetin Monteforte Irpino.

Siç shihet edhe në video rrjedha e fuqishme tërhoqi baltën dhe mbeturinat në drejtim të rrymës dhe rrugët e qytetit u shndërruan në lumenj dhe morën para disa makina dhe objekte të ndryshme.

Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia.

“Situata është jashtëzakonisht delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Montefortes”- shkruan kryebashkiaku në një postim në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit