Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës ku jetonte në lagjen 11 Janari në Lezhë.
Mësohet se viktima është shtetasi Fatos Haxhiraj, rreth 50-vjeç, i cili jetonte i vetëm në një shtëpi me qira.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimin në lidhje me rastin.