Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtm të Tiranës ka pësuar një aksident këtë të premte dhe si pasojë i gjithë drithi ka përfunduar në asfalt.
Si pasojë sasia e grurit që transportonte është derdhur në autostradë.
Ndërkohë në zonë është krijuar radhë kilometrike automjetesh për shkak të bllokimit të rrugës.
Dy ditë më parë në portin e Durrësit u ankorua një anije e nisur nga Ukraina që mbante në bordin e saj 6 ton grurë dhe nuk është aspak çudi që drithi të ketë qenë i ngarkuar në trajlerin e aksidentuar në autostradë.