Është identifikuar 19 vjeçari shqiptar që mbeti viktimë e një aksidenti tragjik me katër të vdekur në orët e para të mëngjesit në Trevis të Italisë.
19-vjeçari shqiptar që humbi jetën së bashku me tre shokët e tij të huaj, është identifikuar si Xhuliano Këlliçi.
Tre viktimat e tjera janë Daniel De Re, 18 vjeç, Daniel Ortolanv, 19 vjeç dhe Marco Da Re, 19 vjeç.
Ata ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Polo” kur shoferi humbi kontrollin dhe mjeti doli nga rruga. Përplasja ishte shumë e fortë dhe rezultoi fatale për katër të rinjtë.