-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria ka dërguar armë në Ukrainë, por mohon që ato të kenë përfunduar në tregun e zi

Kryesoret

Sulmi i paprovokuar rus në Ukrainë i nisur në 24 shkurt të këtij viti risolli edhe njëherë në vëmendje çështjen e armëve në tregun e zi. Kur bota ishte e zënë me sanksionet ndaj Rusisë, në 14 mars Instituti Ndërkombëtar i Paqes (SIPRI) raportoi një rritje të importit të armëve në Evropë krahasuar me vitet 2012- 2016, në masën 13 përqind. Pavarësisht luftës në Ukrainë, SIPRI analizon se importet e armëve të këtij vendi ishin të kufizuara.

“Përkeqësimi i raporteve midis shumicës së shteteve evropiane dhe Rusisë është një shtysë e rëndësishme e rritjes së importeve të armëve në Evropë, veçanërisht për shtetet që nuk mund t’i përmbushin kërkesat e tyre përmes prodhimit të armëve”- tha Pieter D. Wezeman, hulumtues i lartë në SIPRI.

Gjatë më tepër se pesë muajve në Ukrainën e pushtuar pjesërisht, presidenti Volodymir Zelensky përsërit thirrjen drejtuar perëndimit për më tepër armë. Aleatët mes tyre SHBA, Britania e Madhe, Franca e shumë vende të tjera në total 44 të tilla u përgjigjën jo vetëm me mbështetje ushtarake, por edhe financiare.

Në 10 qershor, qeveria shqiptare miratoi vendimin për dhënien e ndihmës humanitare prej 1 milionë eurosh për Ukrainën. Por a ka kontribuar Shqipëria edhe me ndihmë ushtarake? Zyrtarisht për Faktoje, duke u kujdesur të ruajë sekretin ushtarak, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksportit të Mallrave Ushtarake në Tiranë (në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes) pranon për herë të parë se Shqipëria e ka mbështetur edhe ushtarakisht qeverinë ukrainase. Por nuk u dha asnjë detaj tjetër se çfarë municionesh dhe armësh u dërguan nga Tirana zyrtare.

“Republika e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, i ka dhënë kontributin e saj shtetit të Ukrainës, nëpërmjet dërgimit të mallrave dhe pajisjeve ushtarake. Këto mallra dhe pajisje janë dhuratë e qeverisë së Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës.

Transferimi ndërkombëtar (eksporti) i këtyre mallrave ushtarake është kryer nëpërmjet Licensës së Eksportit për Mallra Ushtarake e cila është lëshuar nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve në zbatim të Ligjit 46/2018 datë 23.07.2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij”, shpjegon AKSHEE për Faktoje.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në 16 qershor përmes mediave hodhi akuza ndaj perëndimit, për armët që dërgon në Ukrainë, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën me alibinë se ato po shiten në tregun e zi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit