-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta gazetari i njohur

Kryesoret

Gazetari nga Kosova Mehmet Emerllahu është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Emerllahu vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

“Miq, me dhimbje të thellë u njoftojmë se sot pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë më i dashuri ynë, Mehmet Emerllahu.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 16.08.2022 ora 15:00 në varrezat e fshatit Ramjan.

Nisja e funeralit organizohet nga shtëpia e të ndjerit në rrugën Astrit Bytyqi në Ferizaj.

Do të mbetesh përgjithmonë shembull i një intelektuali të mirëfilltë dhe udhërrëfyesi i familjes dhe jo vetëm”, thuhet në njoftim.

Emërllahu ishte një ndër gazetarët më të vjetër në Kosovë, i angazhuar gjatë në shtypin e kohës para dhe gjatë luftës së vitit 1999.

Ai është autor i disa botimeve në gjuhën shqipe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit