-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj në Kosovë: Mbështetje e plotë për anëtarësimin në NATO

Kryesoret

Presidenti i Bajram Begaj, gjatë vizitës në Kosovës është shprehur në një konferencë të përbashkët me presidenten Osmani se  Shqipëria do i japi mbështetje Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe të gjitha organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur për ftesën tuaj. Vij në shtëpi. Në shtëpinë e shqiptarisë. Aty ku shtëpia është e zotit dhe e mikut. Dy dialekte dhe një gjuhë. Dy republika dhe një komb. Kjo është harta jonë patriotike për rrugën drejt Brukselit. Së bashku fituam luftën dhe bashkë do të luftojmë për të ruajtur paqen. Kjo është motoja në çdo kulm kulle dhe çdo pëllëmbë të kësaj toke që quhet Dardani. Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijim e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë dhe identitet kombëtar nuk do arrijë të zbehë përpjekjen. Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Begaj.

Më tej deklaroi se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës dhe përshëndeti maturinë e autoriteteve për mënyrën e menaxhimit të situatës së 31 korrikut në Veri të /Kosovës, ku zbatimi i reciprociteti nga Prishtina zyrtare nxiti zemëratën e serbëve lokalë, që sulmuan me armë policinë e Kosovës.

Vazhdimi i dialogut me Serbinë, e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm”, nënvizoi Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit