Trupi i pajetë i një 50-vjeçari është gjendur në Lanabregas në Tiranë.
Sipas njoftimi të policisë ai është konstatuar ditën e djeshme dhe uniformat blu po punojnë për identifikimin e tij.
“Më datë 14.08.2022, në liqenin e fshatit Lanabregas, është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.