-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve/ Vasili: Rama e dinte, bekoi fantazmën dhe hajdutët për fushatë

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili bashkë me Briseida Shehajn publikuan sot të tjera dokumente për aferën e inceneratorit të Fierit. Sipas tyre, qeveria ishte në dijeni që në mars të vitit të kaluar që impianti i trajtimit të mbetjeve në Fier ishte fantazmë por bëri shoë për fushatë. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit vjet në Fier ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama, sipas Vasilit për të “bekuar” hajdutët.

Koncesionari njoftoi në  mars 2021, “hajde merreni në dorëzim” dhe në prill dy-tre javë para fushatës, këtu bëhen prova si mund të vihet në funksionim, i pa mbaruar. Ishte kryeministri vetë për të bërë show dhe për t’u dhënë kurajë hajdutëve, grupit të strukturuar kriminal. Atje e keni në Elbasan, Tiranë dhe Fier. “Pol Urthi” një kompani që e pamë në Tiranë, tak në shfaqet në Fier. Ky është mashtrimi i dorëzimit të veprës”.

Ai kishte një thirrje edhe për SPAK-un. “Pa mbaruar ne konferencën e shtypit, SPAK-u duhet të hidhet në këmbë, duhet të jetë atje. Janë  mbi 30-40 dokumente që ne kemi. Vajti (Rama) në Fier për t’i bekuar për një objekt të pa mbaruar. SPAK është përpara provës. Dokumentet nuk mbarojnë, denoncimet do të vazhdojnë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit