Vladimir Putin ka akuzuar vendet perëndimore se po përpiqen të zgjerojnë një sistem të ngjashëm me NATO-n në rajonin Azi-Paqësor.
Në fjalët e tij në Konferencën e Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare, që po zhvillohet në kryeqytetin rus këtë javë, Putin tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të “zvarrisin” konfliktin në Ukrainë, duke shtuar se vizita e fundit e Kryetares së SHBA-së Nancy Pelosi në Tajvan ishte një “provokim i planifikuar tërësisht”.
Udhëheqësi rus fajësoi zgjerimin e NATO-s në Evropë për pushtimin e tij në Ukrainë, i cili filloi në shkurt.
Në një fjalim për Ditën e Fitores në maj, ai akuzoi NATO-n për nisjen e një ngritjeje aktive ushtarake në territoret ngjitur me Rusinë./ Reuters