Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë në dorë dosjen e atentatit që ndodhi në Milot më 22 korrik ku u qëllua për vdekje Klisman Preci dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi. Ky i fundit përpara prokurorëve nuk ka pranuar që të japë detaje.
SPAK po kalon në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit. Brahimi, mik i Ervis Martinajt, udhëtonte me një makinë të blinduar, ndërsa ra pre e atentatit.
SPAK ka dyshime se pas atentatit qëndron një grup shumë i fuqishëm kriminal në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.