-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çapja u rikthye? Luks në Dubai, si i shpëtoi drejtësisë vrasësi i dyfishtë

Kryesoret

Sot u shpall në kërkim Fejzullah Çapja, i cili është babai i Florenc Çapjas, gjithashtu në kërkim për vrasje të dyfishtë. Policia thotë se shkoi për të kontrolluar në servisin e 64-vjeçarit pas informacioneve se aty mund të fshihej i biri, Florenci.

Por ky i fundit, kontaktin e fundit me drejtësinë e ka pasur disa muaj më parë në Dubai ku është arratisur dhe nuk dihet nëse mund të jetë rikthyer në atdhe. Fakti që policia thekson në njoftim se ushtroi kontroll me qëllim kapjen e Florenc Çapjas, dyshimet janë se mund të jetë rikthyer.

Ai u arratis nga vendi për në Dubai në 2021-shin, pak përpara se të shpallej në kërkim për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Autoritetet shqiptare paraqitën një kërkesë duke kërkuar ekstradimin e tij me akuzën e vrasjes, mbajtjes së armëve pa licencë dhe anëtarësimit të një grup të krimit të organizuar. Florenc Çapja, megjithëse në kërkim për vrasje në Shqipëri bën një jetë të qetë në Dubai.

Bashkëshortja e Florenc Çapjas pagoi 200,000 Dhah (rreth 55 mijë dollarë) në gjykatë dhe ai u lirua me kusht gati dy muaj pas arrestimit të tij. Ekstradimi u refuzua sepse Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria nuk kanë marrëveshje.

Florenc Çapja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit