Floresha Rasha, njëra prej grave që u nxor vitin e kaluar nga kampi “Al Hol” i ISIS ka pranuar që të bashkëpunojë me SPAK-un duke treguar si u rekrutua dhe shkoi në Siri. Gruaja ka treguar tmerrin që ka parë me sy në kamp dhe organizimin me rolin e luftëtarëve shqiptarë.
Ajo ishte e martuar me Diamant Rashën, i cili pasi shkoi në Siri e mori. “Më bindi Genci Balla që të shkoja” ka treguar Floresha. 6 muaj pasi shkoi në Siri, vritet në luftë Diamant Rasha dhe Floresha martohet me Lavdrim Muhaxherin nga Kosova, i konsideruar si “kasapi” i Kaçanikut dhe kreu i njëri prej grupeve të ISIS në Siri me të cilin ka edhe një fëmijë.
Dëshmia e Floresha Rashës, nënë e tre fëmijëve është mjaft e rëndësishme për të treguar skemën e funksionimit të grupit që rekrutonte luftëtarët nga Shqipëria. Gruaja pak muaj më parë është larguar nga qendra në Durrës dhe është dërguar në një bazë sekrete ku është pyetur në korrik ku ka dhënë dëshminë.