-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Momenti i fundit! Makina e killerave që vranë tre njerëzit e Ervis Martinajt

Kryesoret

Kjo është makina tip “Passat” me targa të vjedhura që u përdor nga grupi i killerave me pagesë për të vrarë në 17 korrik Brilant Martinajn dhe dy shokët e tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata në Fushë Krujë.

Makina me numrin e shasisë të fshirë rezulton se ka hyrë në Shqipëri nga Kosova dhe është pajisur me targa të një mjeti tjetër të vjedhur.

Policia falë kamerave të sigurisë në zonë ka arritur që të kapë komentin e lëvizjet së makinës brenda së cilës dyshohet se ishin katër persona, që përgatitën pritën duke eliminuar tre të rinjtë.

Pas masakrës në mes të ditës, autorët e dogjën makinën dhe u larguan duke u arratisur me një tjetër mjet. Brenda makinës së djegur nuk u gjet asnjë gjurmë e autorëve, të cilët u kujdesën që të shkrumbohej për të zhdukur cdo gjë.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për masakrën që ka të vdekur tre njerëzit e Ervis Martinajt, i cili prej 10 ditësh rezulton i zhdukur sipas familjes që ka denoncuar në polici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit