Situata e luftës po merr përmasa të mëdha dhe shqetësuese. Disa vatra konfliktesh janë përhapur në të gjithë botën.
Së fundmi Pekini ka dërguar një kontigjen trupash ushtarak, në Rusi për të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta, në të cilat do të përfshihen edhe shtete tjera, përfshirë Indinë, Bjellorusinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin.
Ky qëndrim është parë si referencë për luftën e Rusisë në Ukrainë. Stërvitjet janë pjesë e “marrëveshjes për bashkëpunim vjetor”, është thënë në deklaratë.
Stërvitje të ngjashme ushtarake mes dy vendeve të cilat udhëhiqen nga Rusia janë mbajtur edhe në të kaluarën.
“Synimi është që të thellohet bashkëpunimi pragmatik mes ushtrive të vendeve pjesëmarrëse, të rritet niveli i bashkëpunimit strategjik në mesin e palëve pjesëmarrëse, dhe të thellohet aftësia për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve të ndryshme ndaj sigurisë”, është thënë me tjerash në deklaratë.