-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritet që Kurti të takohet Gabriel Escobarin në Bruksel

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Bruksel, ndërkohë që para takimit me shefin e NATO-s, pritet që ai të ketë një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Takimi Escobar-Kurti pritet të ndodh para takimit me Jens Stoltenberg, që ishte paralajmëruar ditë më parë.

Ndryshe, Kurti ka zhvilluar biseda telefonike me këshilltarin Derek Chollet nga DASH-i si dhe me të dërguarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach.

Gjithashtu, kryeministri i Kosovës ka mbajtur një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në vend.

Për dallim nga Kurti që ka takuar përfaqësuesit e shteteve perëndimore, presidenti serb Aleksandar Vuciq para takimeve në Bruksel ka takuar ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në Beograd./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit