Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj shprehet se në 7 muajt e parë të vitit administrata ka tejkaluar planin e të ardhurave me 104% duke realizuar 326.7 miliardë lekë nga 313.5 miliardë lekë që ishin parashikuar.
Por, në fakt ministrja nuk thotë se peshën kryesore në këtë tejkalim ta planit e ka pasur zëri i TVSH-së, pasi shtrenjtimi i çmimeve ka rritur të ardhurat në arkën e shtetit. Ndërkohë që qeveria këtë periudhë ka ulur shpenzimet.
“Më shumë të ardhura në ekonomi. Të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 326.7 miliardë lekë ose 104 % të planit të 7-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 44.9 miliardë lekë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë vijon punën për të ruajtur të gjithë parametrat fiskalë, si dhe ritmin e qendrueshëm të rritjes së të ardhurave” shkruan ministrja.
Prej disa muajsh Shqipëria po përballet me rritjen e fortë të çmimeve gjë që ka ndikuar te rritja e TVSH-së për produktet që mbledh qeveria.