-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sill vaji të të japim birrë”, bari që ka gjetur mënyrën më origjinale për të tërhequr klientët

Kryesoret

Një bar në Mynih të Gjermanisë ka gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr klientë dhe që ata të mos paguajnë.

Pronari i lokalit ka zgjedhur që klientët të këmbejnë një litër birrë me 1 litër vaj lule dielli. Sipas tij dali të gjithë të fituar, pasi ai siguron sasinë e nevojshme të vajit për të skuqur salsiçet dhe patatet gjatë dimrit.

Me Rusinë e Ukrainën, që përllogariten në thuajse 80% të eksportit global të farës e vajit të lulediellit, shumë vende europiane, mes tyre edhe Gjermania, po mundohen të sigurojnë furnizimet, dyfish nga viti i shkuar, që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë në fund të shkurtit.

Menaxheri i lokalit thotë se ka gjetur këtë mënyrë interesante, për të mos u lodhur vetë duke gjurmuar marketet, në këmbim të një shishe vaj luledielli, ofron 1 litër birrë, në zgjedhje të lirë të vetë klientit.

Në Gjermani, javët e fundit, në raftet e supermarketeve ka pasur mungesa të shisheve me vaj luledielli dhe për dyqanet, furnizimi është i limituar, në vetëm 30 litra vaj në javë. Dhe llogaritë janë të thjeshta: në një pub një litër birrë kushton 7 euro ndërsa 1 shishe vaj luledielli, një litërshe, kushton 4,5 euro. Kështu, edhe klienti del me fitim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit