Pas atentatit mafioz të ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku mbetën të vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, policia ka marr në pyetje si të dyshuar 8 persona.
Ende nuk dihet identiteti i tyre, por më herët policia ka shprehur dyshimet se atenati është kryer nga vrasës me pagesë.
Të dy, si Lena dhe Xhezo i frikësoheshin larjes së hesapeve dhe për këtë arsye lëviznin me makinë të blinduar. Por sot, autorët i kanë kapur duke lëvizur me një “Ford” duke i sharruar me breshëri.