Ish-emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është lajmëruar menjëherë për të komentuar bisedimet e sotme në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit.
Grenell ka dashur të bëjë një rikujtim se kryeministri Kurti sipas tij ka refuzuar çdo ide të presidentëve amerikanë që u janë dhënë Kosovës.
“Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët e SHBA-së i kanë dhënë Kosovës. Presidentë demokratë dhe republikanë. Ky është një fakt”, ka shkruar Grenell.
Pas 5 orë bisedime në Bruksel, mes Kurtit dhe Vuçiçit nën ndërmjetësimin e BE-së, Josep Borell, në konferencë për media tha se palët s’kanë arritur marrëveshje sa i përket çështjes së targave dhe dokumenteve.
Borell tha se pret nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë diskutimet para 1 shtatorit kur hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës.