-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si të mirëpresim shtatorin pa stres

Kryesoret

Reflektoni mbi ujin e pastër kristal dhe rërën e perlave të plazhit gjatë pushimeve verore dhe lërini që shqetësimet tuaja të largohen.

Pas pushimeve, të gjithë ndjehemi të stresuar, jo të përqëndruar në punë, të zbrazët nga gjendja shpirtërore dhe psikologjike. Pushimet janë kaq të bukura, por kthimi në zyrë është i vështirë për të gjithë.

Është një formë stresi që cila shfaqet pas një periudhe relaksuese të jetës (ndoshta, jo gjithmonë fizike, por të paktën mendore). Duhet shumë mund dhe durim për të menaxhuar stresin pas pushimeve.

Çfarë është stresi?

Stresi është përgjigjia fizike dhe emocionale e njeriut në situata të caktuara. Për shumë njerëz, kthimi në punë, pas pushimeve verore, apo dimërore është një torturë e vërtetë.

Kjo, sepse përshtatja apo ri-integrimi në vendin e punës, me kërkesën e menjëhershme për produktivitet dhe rezultate, nuk arrihet nga njeri moment, në tjetrin.

Cilat janë simptomat e stresit pas pushimeve?

Trishtimi, melankolia, zemërimi, ankthi, lodhja, dhimbjet e kokës, dhimbjet e muskujve dhe ngërçet, ndjenja e dështimit në përmbushjen e detyrimeve, ndjenja që edhe gjerat e vogla duken shumë të mëdha.

Për të minimizuar dhe lehtësuar këtë gjendje që zgjat vetëm pak kohë ndiqni këto këshilla:

Shumica e specialistëve ju këshillojnë që të bëheni “pro-aktive” në shmangien e emocioneve të tepruara dhe stresit të sezonit. Kur e ndjeni se po ju kap dëshpërimi, uluni në heshtje për 20 deri në 30 minuta dhe mendoni për të gjitha gjërat e mira që kanë ndodhur gjatë sezonit.

Mundohuni të mendoni për të gjitha ato gjëra të ngrohta dhe të bukura që ju kanë bërë të ndiheni mirë me veten dhe botën në përgjithësi. Përpara se të filloni punën kujtoni disa nga momentet e bukura gjatë pushimeve. Filloni një aktivitet që donit ta bënit prej kohësh, por që gjithmonë e kishit shtyrë.

Filloni të mendoni për pushimet e ardhshme; do ju ndihmojë të çlodheni dhe të ndiheni më mirë. Stërvituni! Ushtrimet fizike dhe stërvitja janë ndoshta menyra më e mirë për të luftuar stresin. Çlodhuni!

Shpesh stresi dhe melankolia ndryshojnë regjimin metabolik të trupit. Është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme të gjeni kohë, çdo ditë edhe për veten tuaj, familjen, hobet dhe miqtë.

Është gjithashtu shumë e rendësishme të bëni aktivitete jashtë axhendës ditore, individualisht apo me kolegët ose familjarët, për të mundësuar shkëputjen nga rutina stresuese. Përpiquni të shmangni mendimet dhe ndjenjat negative për të mos i lënë të akumulohen duke u bërë problem serioz. Bëni gjumë të mirë, si në sasi, ashtu dhe në cilësi.

Pra mos harroni:

Stresi pas pushimeve mund të jetë i zakonshëm, nëse i përvisheni menjëherë punës dhe harroni gjërat që ju argëtojnë. Mundohuni që të mos i anashkaloni gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Dilni me miqtë, bëni një shëtitje, shikoni serialet tuaja të preferuara, bëni çdo ditë diçka që do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Kjo do të ndikojë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore dhe do të ndiheni energjikë dhe të lumtur edhe pse festat dhe pushimet kanë mbaruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit