-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zef Preçi: Agresioni i oligarkisë mbi bregdet vazhdon me intensitet

Kryesoret

A ka mbete ndonje njeri me mendjen shendoshe dhe me pergjegjesite minimale institucionale dhe ligjore qe nuk e kupton se cmimi simbolik 1 Euro/m2 eshte baraz me dhurimin e pasurive natyrore te shtetit, si dhe me grabitjen e atyre private ne rastin e shpronesimeve te dhunshme ne bregdet.

Ne fakt, disa vendime perpara ketij për zgjatjen e afatit te zbatimit te ligjit për investimet strategjike, emerimi i disa klienteve te qeverise si investitore sollen kete situate sa te duket se Shqiperia eshte ndare dhe po kafshohet dite pas dite nga oligarket duke perdore fuqine e ekzekutivit te kapur prej tyre.

Te jemi te qarte: investimet, si ato vendas edhe te huaja duhen perkrahur, por kjo kurrsesi nuk mund te behet ne dem te interesit publik. Keshtu ne rastin konkret cfare e shtyn qeverine te dhuroje nje pasuri qe cmohet disa qindra here me shume se cmimi simbolik i qerase se ofruar?

A mundet dikush te sqaroje se cilat jane perfitimet e qytetareve shqiptare dhe te ekonomise sone kombetare ne teresi dhe për komunitetet e asaj zone? Ne cilat master plane te zhvillimit mbeshtetet ky lloj turizmi?

Sa vende pune do te hapen ne fazen e ndertimit dhe ne menyre te qendrueshme ne periudhen qe vijne? Cfare te ardhurash supplementare siguron ne vazhdimesi buxheti i shtetit dhe buxheti i bashkise perkatese nga ky investim? A do te frenohet pushtimi i bregdetit duke e ndare ate midis oligarkeve?

Personalisht mendoj se nese ecet kuturu dhe thjesht duke plotesuar orekset e oligarkeve te pangopur, nuk do te jete e larget dita kur askush nga klasa e mesme dhe e varfer e vendit nuk do te mund te kaloje Qafen e Llogarase.

Apo mos eshte ky edhe qellimi i politikave shteterore? Nese eshte keshtu, qeveria dhe Kuvendi duhet t’jua thone hapur qytetareve se keshtu merret vesh se për ke “punon” vete qeveria…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit