-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO blindon veriun e Kosovës (FOTO)

Kryesoret

KFOR është në gatishmëri të plotë. Përgjatë rrugës Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, situata është e qetë. Por, në këtë pjesë të territorit vërehet prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Rritjen e prezencës së trupave në këtë zonë e kishte konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët gjatë kësaj jave.

Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti.

Në Leposaviç, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe, më 20 gusht është parë prezencë e shtuar e ushtarëve amerikanë të KFOR-it, që shërbejnë në Kosovë.

Prishtina zyrtare deklaroi se në 1 shtator do të vendoset reciprociteti i plotë për këtë arsye pritet që të ketë sërish tensione.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit