-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada irlandeze rihapet në Kiev

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Irlandës ka njoftuar se kanë hapur ambasadën në Kiev. Kjo ka ardhur pas 6 muajsh mbyllje.

“Ambasada e Irlandës në Ukrainë ka rifilluar funksionimin në Kiev, pasi ka funksionuar në distancë që nga pushtimi rus i Ukrainës”, njoftoi Departamenti i Punëve të Jashtme.

Ministri irlandez i Punëve të Jashtme Simon Coveney theksoi se përparësia e ekipit të ambasadës do të jetë krijimi sërish i lidhjeve me zyrtarët e Ukrainës.

“Qëllimi jonë është rinovimi dhe ndërtimi i rrjetit të tyre të kontakteve me zyrtarët e qeverisë ukrainase për të informuar më mirë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës nga Irlanda për qeverinë dhe popullin e Ukrainës,” u shpreh ai.

Coveney bëri një udhëtim në Kiev në prill, duke vizituar zonat e prekura drejtpërdrejt nga lufta dhe duke takuar zyrtarë ukrainas duke përfshirë homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba.

Vendet e huaja kanë rihapur gradualisht ambasadat e tyre në kryeqytetin ukrainas pasi mbyllën dyert e tyre pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. SHBA-të rihapën ambasadën e tyre në qytet më 18 maj. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit