Dinamo ndodhet në një moment kyç të sezonit, ku katër ndeshjet e fundit të kampionatit janë vendimtare për objektivin “Final 4”.
Pas fitores ndaj Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë, ekipi ka rikthyer besimin dhe synon të sigurojë një vend në fazën finale të kampionatit.
Në katër javët e mbetura, Dinamo do të përballet me Flamurtarin, Egnatian, Vorën dhe Partizanin, ku tri ndeshje do të zhvillohen në Tiranë, një mundësi e artë për të mbledhur pikë dhe ngushtuar diferencën me rivalët.
Me 45 pikë dhe në vendin e katërt, Dinamo është në garë të fortë për një vend në “Final 4” dhe gjithashtu mund të shpëtojë sezonin duke fituar Kupën e Shqipërisë, një mundësi që do t’i jepte një biletë për Europë.









