Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se vizita e Mbretit Charles në Uashington do të zhvillohet sipas planit, pavarësisht sulmit të ndodhur gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Në një deklaratë për mediat, Trump vlerësoi mbretin si një përfaqësues të jashtëzakonshëm të Britanisë, duke thënë se mezi pret ta takojë.
“Është një person fantastik dhe një përfaqësues i jashtëzakonshëm i vendit të tij,” u shpreh Trump, duke theksuar gjithashtu guximin e Mbretit Charles përballë sfidave shëndetësore, duke iu referuar betejës së tij me kancerin. Trump theksoi se ka një miqësi të hershme me Mbretin Charles dhe shpreson që vizita të zhvillohet në një atmosferë pozitive.









