Greg Delawie, Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se “Serbia është kërcënimi real për paqen në Ballkan e jo Kosova”.
Ai gjithashtu ka thënë se “NATO do ta bëjë punën e saj, duke nënkuptuar që është gati për të mbrojtur Kosovën.
“Luftënxitës në Ballkan nga Vuçiç. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mire”, shkruan Delawie.
Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes një adresimi ka thënë se “nëse NATO s’i mbron serbët atëherë këtë do ta bëjë Serbia.
Warmongering in the Balkans from Vucic. Make no mistake, Serbia is the real threat to peace here, not Kosovo. #KFOR, the #NATO peacekeeping force, will do its job. This is a well-written story that does not “both sides” the situation. https://t.co/Hlmt8RvPun
— Amb Greg Delawie (@GregDelawie) August 22, 2022