Shqipëria u trondit mbrëmjen e së shtunës pas një sulmi nga dy rusë dhe një ukrainas mbi dy ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh.
Këtë të hënë kanë dalë detaje të reja ku mësohet se në automjetin e rusëve janë gjetur dy fishekë.
Dy rusët dhe ukrainasi që u vunë në pranga pas sulmit të rojeve në Uzinën ushtarake të Gramshit hynë në Shqipëri me një automjet tip ‘Chevrolet Camaro’ brenda të cilit kishte dy fishek model 5.56mm.
Svetlana Timofeeva kishte ardhur me avion nga Rinasi, ndërsa Mikhail Zorin erdhi nga Kroacia dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç erdhi nga Mali i Zi.
Gjithashtu mediat në Greqi dhe në Britani kanë shkruar për ngjarjet e fundit në Shqipëri, ku rusë, ukrainas dhe çekë kanë tentuar të hyjnë në uzinat shqiptare të armëve.