23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U raportua se ishte mbytur në pishinë, shpëtohet 25-vjeçarja

Kryesoret

Një 25-vjeçare është shpëtuar nga një pishinë në Tiranë. Fillimisht u raportua se 25-vjeçarja me iniciale E.T. kishte ndërruar jetë.

Policia bëri të ditur se pasi mbërriti në pishinën në Linzë konstatoi se 25-vjeçarja ishte në gjendje të rëndë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2022, është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, shtetasen E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.

Shtetasja E. T., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit