Horgito Peqini, autori i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut në Elbasan, është arrestuar.
Policia thotë se ka shoqëruar edhe shtetasin K.S., 33 vjeç, që ishte bashkë me autorin e vrasjes.
“Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan”, tha Policia.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar të qytetit, pranë stadiumit dhe lokaleve të ndryshme, që ishin ende të populluara. Sipas organeve të policisë, dy të rinjtë nuk njiheshin paraprakisht, dhe përplasja mund të ketë nisur për motive banale.
Ulqinaku, babai i dy fëmijëve, ishte pa precedent penal ashtu si edhe vetë autori, dhe po vinte nga zona e stadiumit në drejtim të një mjeti që rezulton i marrë me qira nga ai. Në atë moment, autori i krimit, e ka qëlluar atë në kokë me pistoletë, sapo Ulqinaku ka hapur derën e mjetit.
Një ditë pas ngjarjes, policia arrestoi një tjetër 18-vjeçar, i dyshuar si i përfshirë në konfliktin e çastit. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.
Njoftimi i policisë
“Elbasan/Informacion paraprak
Vihet në pranga autori i vrasjes se Madrit Ulqinakut
Ne pranga autori Horgito Peqini 18 vjeç.
U shoqërua edhe një shtetas K.S, 33 vjeç qe ishte bashke me autorin e vrasjes.
Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Sa te mbarojnë veprimet do keni komunikate të plotë”, njofton policia e Elbasanit.