-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfirmohet nga qeveria: Escobar nuk do takohet me Kurtin

Kryesoret

Ditën e sotme pritet në Prishtinë Gabriel Escobar.

Të paktën kështu konfirmoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price,  në një konferencë për media.

Por ndryshe nga sa pritej Escobar nuk do të takojë kreun e ekzekutivit, Albin Kurti. Kështu ka konfirmuar për T7 zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Por, Escobar do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Gjithashtu  do të ketë darkë pune me krerët e partive opozitare.

Vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit.  

Pas takimit pesëorësh, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se negociatat e asaj dite nuk rezultuan me një marrëveshje, por shpresonte se do të kishte takim tjetër, para 1 shtatorit.

Një shtatori është data, të cilën Qeveria e Kosovës e ka caktuar për hyrje në fuqi të vendimit të saj për targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit