Kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, deputeti Edi Paloka ka komentuar me fjalë të ashpra ceremoninë që organizoi sot qeveria për pritjen e Luiza Gegës.
Paloka thotë se Edi Rama dhe shpura e tij vrapuan të marrin nga lavdia e kampiones të cilën e braktisën në momentet më të vështira.
“Duhet zotesi dhe per tu bere kaq i peshtire e i neveritshem ! Jashte imagjinate…!!!
Deri sa Luiza klithte per te marre pak mbeshtetje nga shteti, benin veshin shurdh te gjithe palacot. Sot jane sulur te marrin cfare te munden nga sakrificat dhe suksesi i saj!
Kane hedhur miliona sot, jo per Luizen, po per shfaqjen e tyre. Te pakten keto miliona qe keni harxhuar per shoë, t’ja kishit dhene asaj, Luizes.
Nga taksat tona jane dhe ne do pranonim me shume deshire qe ti merrte Luiza, po ju prape futet fecken tuaj te ndyre! Ptuuu race e qelbur” shkruan Paloka.