-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Diskutuam gjetjen e një zgjidhje për situatën në veri me Escobar

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas darkës së përbashkët të opozitës me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Ecscobar.

Ai ka thënë se me Escobar kanë diskutuar për të gjetur zgjidhjet për zbatimin e sundimit të ligjit në veri.

“Gjatë darkës me ambasadorin amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve”, tha Haradinaj.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe i pari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar kanë darkuar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier.

Të tre liderët opozitarë do të kenë një takim të përbashkët edhe me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Kujtojmë se Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, do të takohet sot me opozitën. Në këtë takim, që nis në orën 16:00, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Lajçak dhe Escobar do të bëhen bashkë në takimet e ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi me Osmanin është paralajmëruar për në orën 14:00, ndërsa një orë më pas do të mbahet ai me shefin e qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit