Një 29-vjeçar nga Tepelena është arrestuar nga policia këtë të martë. Ai ishte nisur nga banesa e tij me makinë për të shpërndarë kokainë.
Kur ai u kap nga policia, kishte bërë të mundur shitjen e një pjese të lëndës narkotike dhe kishte fituar 38 000 lekë të rinj.
“Mikeljano Kalemaj, 29 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë, në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shpërndarje, si dhe një shumë parash prej 38 000 lekësh të rinj, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale“, ka njoftuar policia.