Policia e shtetit arriti që të zbulonte dhe të arrestonte një tradhtar brenda radhëve të saj.
Efektivi i policisë Jeton Lami 28-vjeç banues në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet se ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset.
Ai është pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Operacioni u realizua në bashkëpunim me policinë e Lezhës. Rasti është zbuluar nga hetimet që nisën pas denoncimit për zhdukjen e Martinajt.
28-vjeçari duke qenë punonjës policie ka transportuar Martinajn me makinë edhe pse në fakt duhet ta arrestonte.
Jeton Lami rezulton se ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me të duke u bërë shofer i tij.
Prej më shumë se dy javësh Martinaj është denoncuar i zhdukur. Ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Grupet rivalet që e kërkojnë për hakmarrje janë disa, referuar dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.