-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet dëshmia e ushtarëve në Gramsh: Po hynte brenda në magazinë dhe …

Kryesoret

Hyrja e dy rusëve dhe një ukrainasi në brendësi të uzinës së armëve në Gramsh shkaktoi panik dhe pasiguri në vend. Këtë të mërkurë dy ushtarët që u përpoqën ti ndalonin ata, por më pas u sulmuan me spraji. Ta kanë dhënë dëshmi para hetuesve.

Ardian Xhaka është shprehur në prokurori se Mikhail Zorin ishte ai që tentoi i pari të hynte në magazinën e armëve. Xhaka ka shtuar se i ka bërë thirrje për të ndaluar, por u sulmua me spraji.

“Rreth orës 17:25 në afërsi të objektit ushtarak nr.8 dëgjova një zhurmë dhe pashë një person që afrohej e dera e hyrjes kryesore. Ai tentoi që ta hapte atë dhe të futej brenda objektit. I bërë thirrje të ndalonte, por ai u largua me vrap duke kaluar rrethimin e murit të uzinës.

U vura në ndjekje të këtij shtetasi dhe njoftova përgjegjësin e rojeve, Aldo Bicin. Në një distancë rreth 200 metra nga muri rrethues bëmë të mundur kapjen dhe neutralizimin e tij. Ai kundërshtoi dhe na sulmoi me sprai kimik, na e hodhi në trup dhe në fytyrë. Ne e ndaluam shtetasin, deri kur erdhi policia”, tregoi ai.

Dëshmia e Aldo Bicit

Nga ana tjetër Aldo Bici deklaroi se ai u telefonua nga kolegu dhe më pas u vë në ndjekje.

“Rreth orës 17:25 u njoftova me telefon nga roja Ardian Xhaka se kishte konstatuar një person, i cili kishte hyrë në ambientet e brendshme të Uzinës, me qëllim fytjen në magazinat e saj. U vura në ndjekje të këtij shtetasi bashkë me Xhakën. Në afërsi të disa banesave të fshatit kemi bërë të mundur kapjen e tij. Në momentin që janë afruar për ta kapur prej krahu, ai na hodhi spraji. Ndjemë djegie të syve dhe marrje mëndësh. Më pas na dërguan në spital në urgjencën e Gramshit dhe më pas në Tiranë”, pohoi Aldo Bici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit