-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gogu: Drejtësia duhet të jetë e pashembullt dhe pa përjashtime

Kryesoret

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, theksoi gjatë fjalës së tij në Kuvend se është koha që drejtësia të jetë “e pashembullt” në vendosmërinë e saj, duke nuk njohur më përjashtime apo privilegje.

Gogu u shpreh se sulmet e opozitës ndaj SPAK janë përpjekje të dëshpëruara për të shmangur përgjegjësinë për korrupsionin madhor, duke krahasuar këtë situatë me një skenë të famshme të Charlie Chaplinit.

Pjesë nga fjala

“Është vërtet ‘e pashembullt’ që një person i akuzuar për korrupsion madhor, nga partnerët strategjikë dhe nga drejtësia e vendit të tij, guxon të ngrejë gishtin drejt të tjerëve. Është si skena e famshme e Charlie Chaplinit, ku për t’i shpëtuar policit, ai tregon me gisht dikë tjetër, duke shpresuar se do të largohet vetë i paprekur. Në komedi kjo shkakton të qeshura; në politikë, kjo është një përpjekje e dëshpëruar për t’i shpëtuar drejtësisë. Kjo është një ‘pashembulltësi’ që nuk buron nga morali apo ndershmëria, por nga frika e përgjegjësisë.

Po aq ‘e pashembullt’ është arroganca për të sulmuar shumicën dhe institucionet e reformës, vetëm sepse drejtësia guxon më në fund të trajtojë të gjithë njësoj – të pushtetshmit dhe qytetarët e zakonshëm. Shqiptarët nuk mund të mashtrohen më nga gishtat që tregojnë diku tjetër për të fshehur fajin e vërtetë. Kjo është koha që drejtësia të jetë ‘e pashembullt’ në vendosmërinë e saj për të mos njohur më përjashtime apo privilegje. Dhe ky është lloji i ‘pashembulltësisë’ që shqiptarët presin – një drejtësi e barabartë për të gjithë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit