-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çuçi u mbylli rrugët “çunave të Londrës”, “dhurata” u bë gati para një viti

Kryesoret

Një marrëveshje mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologes së tij britanike Priti Patel u firmos një vit më parë gjatë vizitës së kësaj të fundit në Tiranë.

Emigrantët shqiptarë në Angli janë kthyer në një fenomenet shqetësues për autoritet atje. Kjo detyroi Patel që të firmoste një marrëveshje për kthimin dhe riatdhesimin e shqiptarëve menjëherë. Çuçi i premtoi Patel se ishte i gatshëm të ofronte dhe policinë shqiptare në mënyrë që identifikimi i emigrantëve të bëhej se më shpejtë.

“Përmes saj rregullohen procedurat e ripranimit dhe tranzitit në rastet e dëbimit të personave, hyrja ose qëndrimi i të cilëve është i paligjshëm në territoret e shteteve të tyre. I rikonfirmova ministres gatishmërinë për thellimin e hetimeve të përbashkëta përmes shkëmbimit intensiv të informacionit, për grupe kriminale që operojnë në dy vendet, apo elementë që përpiqen t’i fshihen drejtësisë”, ka njoftuar Çuçi.

Këtë të martë, ai ka shtuar se janë duke përshpejtuar proceduarat për kthimin e shqiptarëve si dhe do të ketë masa ndëshkuese për ta.

Skema e kthimit

Në bazë të skemës shqiptarët që po mbërrijnë së fundmi në Angli me gomone. Kërkesat e tyre për azil do u shqyrtohen menjëherë. Ata që nuk do kenë të drejtë për të qëndruar në Britani do të largohen sa më shpejt që të jetë praktikisht e mundshme.

Disa prej tyre mund të riatdhesohen brenda orësh.

Sipas kësaj skeme avionë carter do pronotohen nga Home Office për të riatdhesuar shqiptarët. Oficerët e lartë të policisë shqiptare do të bashkëpunojnë përkrah zyrtarëve britanik te emigracionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit