Prej orës 11:00 në gjykatën e Kurbinit po zhvillohet seanca për masën e sigurisë për Jeton Lamin.
Agjenti u arrestua dje me akuzën se transportoi dhe ndihmoi Ervis Martinajn që të arratiset pasi e kërkonte jo vetëm policia, por edhe rivalët.
Lami e transportonte në këmbim të ryshfetit, pasi ky i fundit ka pasur informacion se ku ndodheshin postblloqet e policisë.
Në këtë mënyrë Martinaj mund të lëvizte pa problem dhe pa u pikasur nga punonjësi i policisë.
Martinaj që e ktheu policin në shofer dhe truprojë lëvizte me një Audi A8. Kamerat që e fundosën policin e kapën në datë 5 gusht në Durrës.
Ndërsa Ervis Martinaj për herë të fundit është parë në 7 gusht në Tiranë.
Prej asaj date kur e kapën kamerat për herë të fundit nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Policia ende nuk ka zbuluar identitetin e vajzës që e shoqëronte Martinajn në Tiranë dhe Durrës.