Një makinë ka marr flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq. Sipas njoftimit të policisë mësohet se makina drejtohej nga një 34-vjeçar me banim në Tiranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 15:50, në aksin nacional Delvinë-Kardhiq, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi O. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nuk ka dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.