-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Roland Bejko: Çfarë po ndodh me “revolucionin” e Foltores?!

Kryesoret

“S’ka forcë në botë/që të na ndalë në rrugën tonë/ revolucioni vazhdon!”. Këto ishin vargjet e një kënge revolucionare që këndonin aksionistët në kohën e diktaturës.

Këto vargje, i artikulonte fjalë për fjalë, identik si te kënga Sali Berisha gjatë turit të tij nëpër zinxhirin e foltoreve që organizoi kohë më parë në të gjithë vendin.

Ishte koha, që për të rrëzuar me puç Bashën, i mbyste me rena pa iu dridhur qerpiku demokratët, sa për tu marrë mbështetjen,sigurisht.

Ai e dinte mirë cili ishte halli i demokratëve. Ata donin pushtet. Për këtë arsye ishin të pakënaqur nga Basha, se nuk erdhën në pushtet në 25 prillin e kaluar.

Berisha u premtonte ato kohë, se me të në krye të PD, Rama do rrëzohej brenda 6 muajve, falë “uraganit popullor” që nuk do ndalej deri sa të realizonte qëllimin.

Por, në manifestimin e datës 07.07. 2002, ( se vetëm protestë nuk ishte ajo), Berisha i tha Ramës se “ti ke ikur sot në Vlorë, por nga pushteti do ikësh kur të themi ne”.

Dhe kështu i dha leje revolucionit të tij, dhe revolucionarëve milionerë(elita e revolucionit), të ikte me pushime nëpër plazhe për ta rifilluar atë, pra revolucionin, sërish në shtator.

Tani del e thotë se Rama do iki nga pushteti me votë, por protestat do vazhdojnë për ti treguar Ramës se po të duan ata e rrëzojnë atë kur të duan.(por për momentin nuk duan vetë).

Dikush nga filizofët ka thënë se në politikë masës nuk duhet t’i thuash të vërtetën, por atë që ajo do të dëgjojë prej teje, nëse do që të të ndjekë pas.

Dhe Berisha, këtë po bën. Përditë. Nën moton mjetet justifikojnë qëllimin, po luan me dëshpërimin, padurimin dhe me shpresën e tyre.

Ia çon dhe ia ul temperaturën masës, ashtu siç i volit atij. Sipas rrethanave dhe kontekstit të politikës së ditës.

Ai u servir mbështetësve të tij atë ushqim që atye u pëlqen të hanë, pra, gënjeshtrat, duke i mbajtur me shpresë.

Ndërsa vet shpreson që, dashtë zoti, një ditë, për shkak të krizës së rëndë energjitike që pritet të vijë në dimër, rritjes së lartë të çmimeve të karburanteve dhe mallrave të konsumit, varfërisë që sa vete e thellohet, shqiptarët të mërziten me Ramën.

E, duke qenë se për momentin nuk ka ende një alternativë tjetër politike, të mund të votojnë atë, Berishën, si e keqja më e vogël, paçka se vet është i refuzuar qartësisht nga aleatët strategjikë të Shqipërisë me akuza shumë të rënda për një politikan të një vendi normal..

E përsëris, armiku më i madh për Berishën nuk është Rama, por ai që do marrë përsipër të ndërtojë një opozitë ndryshe, moderne, si alternativë reale pushteti, pa ngarkesat e së kaluarës.

Prandaj, Ai, ishte dhe është shumë agresiv duke e fyer, denigruar dhe anatemuar si bashkëpunëtor të Ramës, këdo politikan që mund të tentojë ta sfidojë si opozitë alternative përtej tij dhe Metës.

Kjo është edhe arsyeja pse e mban partinë të mbyllur si bunker, i rrethuar nga më besnikët e vet.

Pra, Berisha e di mirë që do jetë energji e shpenzuar kot të merret me afrime të reja duke negociuar me këdo, sepse shpresën e ka vetëm tek rritja e vetvetijshme e pakënaqësisë popullore ndaj Ramës.

Kështu që nuk do t’i ketë borxh askujt nesër nëse vjen në pushtet. Përkundrazi, të gjithë duhet t’i jenë atij mirënjohës për mbërritjen e kësaj dite.

(Me Berishën në krye të PD, kjo hamendje do të ndodhë atëherë kur gomari të ketë hipur majë arrës.)

Madie dhe “besnikët” e tij që ka sot rreth vetes, nesër për të do jenë thjesht numra. Kush e njeh Berishën, këtë përfundim mund të nxjerrë nga një lexim i shpejtë i lëvizjeve, deklaratave dhe reagimeve publike që Ai është duke bërë këto kohë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit