Elkid Kaceli, 39 vjeç ka rënë sërish në prangat e policisë pasi u kap me 1 kg kanabis të cilën e kishte fshehur në shtëpi.
Mbante në banesë rreth 1 kg kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje dhe fara bimësh narkotike, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari, përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Kaceli është arrestuar gjithashtu më 31.10.2021, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 kg kanabis në stanin në pronësi të tij.
U arrestua në flagrancë shtetasi:
-E. K., 39 vjeç, banues në Libofshë, Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekustruan në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e së cilës e ndarë në 127 doza, e gatshme për t’u shitur dhe 62 fara kanabisi. 39-vjeçari, përsëritës për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, u arrestua gjithashtu më 31.10.2021, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 kg kanabis në stanin në pronësi të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.