Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, është shprehur se në muajin shtator do të zbulojë afera të tjera të qeverisë, ndërsa ka theksuar se muaji i ardhshëm do të nisë me parullën “Ramoviç Shporru”.
“Gjithçka është depozituar dhe e kemi online në departamenteve e drejtësisë së SHBA.
Çdo gjë tjetër është për të shmangur vëmendjen nga mali i fakteve që Partia e lirisë ka depozituar në SPAK.
Them që asgjë nuk e ndal revolucionin Antikorrupsion, jo vetëm afera e inceneratorëve që është e qartë se me vula dhe firmë është Edi Rams.
Por edhe në aferën e Portit të Durrësit që llogaritet deri në 5 milionë euro dëmi ndaj qytetarëve shqiptarë por edhe afera të tjera.
Ka edhe shumë afera të tjera që janë duke u përgatitur për t’iu ekspozuar opinionit publik dhe shpikësi është gjithmonë Ramoviçi.
Ndihem shumë i vlerësuar nga të gjitha sulmet që më bëhen për llogari të mafies në pushtet dhe kjo më motivon më shumë mua dhe Partinë e Lirisë për ta nisur shtatorin jo vetëm me “Rama ik”, por “Ramoviç shporru””, tha Meta për FaxNews.